Të mësojmë me pesë shqisat:

 

 

Lojëra didaktike për zhvillimin e të vërejturit

 

Vrojtimi i një fotografie

 

Materiali i nevojshëm:            Fotografi, ilustrime

Mosha:                                    prej 2 vjeç deri në moshë të shtyrë

 

Fëmijëve ose të rinjve, më të moshuarve iu epet një fotografi nga ndonjë album familjarë të ndonjë feste, pushimi ose ekskursioni, apo edhe ndonjë ilustrim tjetër nga revistat e ndryshme.

Pjesëmarrësve në lojë iu epet fotografia për ta vrojtuar për disa sekonda. Pastaj iu mirret fotografia dhe pyeten për imtësirat në fotografi dhe atë sipas moshës së pjesëmarrësve në lojë:

o      Sa persona ishin në fotografi?

o      A kishte fëmijë, sa  ishin?

o      A kishte shtazë, çfarë ishin?

o      Kush ishte në anën e majtë, kush në të djathtën?

o      A kishte lule? Çfarë lule ishte?

o      Etj. sipas fantazisë së atij që udhëheqë lojën.

 

 

 Si t'i mësoj fëmija ngjyrat?

Materiali i nevojshëm: disa ngjyra druri

mosha e fëmijëve: mbi 2 vj.

ambienti:   dhomë, klasë

Ecuria e lojës:

Fëmija ulet në dysheme. Përballë tij është prindi/edukatori i cili poashtu ulet afër tij dhe merr një ngjyrë sipas dëshirës, ose sipas qëllimit se cfarë ngjyre dëshiron të dalloj dhe njohë fëmija.

P.sh. merr ngjyrën e kuqe dhe thot: "Kjo është ngjyra e kuqe! dhe mëson fëmijën më parë të pyes: Cfarë është kjo? Kjo është ngjyra e kuqe, përsëritë prindi, ndërsa fëmija duhet të thot: "Aha kjo është ngjyra e kuqe!" dhe kështu me radhë vazhdon me ngjyrat e tjera.

Loja do të bëhet edhe më interesante poqëse ka më shumë fëmijë të ulur në rreth të cilët do të përsërisnin të njëjtën procedur. Qëllimi i lojës është që me përsëritje të njëpasnjëshme të disa vetave fëmija të mbaj në mend ngjyrat.

Këtë lojë mund ta aplikoni edhe për mësimin e shkronjave, numrave, formave, mësimin e gjuhëve të huaja duke përsëritur fjalë të ndyshme.

 

Për informata tjera shkruani:

minireshala@yahoo.com