Çka është dyskalkulia?

Dyskalkulia është vështërsi në llogaritje gjegjësisht ngadalsim në të menduarit matematikor. Njihet edhe me sinomimin Arithmasthenie. Paraqitet në forma të ndryshme.

Si vërehen fëmijët me vështërsi në përfitimin e diturive elementare matematikore?

  • nuk di të lidhë fjalët me numrat përkatës p.sh. fjala tre nuk lidhet me shifrën 3
  • fëmia mundohet shumë gjatë llogaritjes.
  • i duhet shumë kohë të mbeldhë 2 + 2=?
  • edhe pas shumë përsëritjeve të bëra me të për të njëjtin problem, ai përsëri fillon të numëroj nga e para me gishtërinjë.
  • nuk ekziston mundësia e transferimit të diturive të fituara më parë p.sh. nëse ka mësuar se 2+3 = 5 atëherë sa janë 3+2=?
  • gjërat e mësuara i harron shumë shpejtë.
  • ka vështërsi të kalkuloj me sasitë: pak, shumë, më i vogël, më i madhë, etj.
  • nëse i jepni lëngë për të pirë në gota të ndryshme, ai do të merrë gotën e cila është më e lartë edhe nëse në të ka më së paku lëngë.
  • nuk di të manipuloj me të holla (edhe nëse janë shuma të vogla p.sh. 10 cent plus 20 cent sa bëjnë?
  • nuk është në gjendje të dijë se nëse i jepni 50 cent  me një anë dhe 5 herë nga 10 cent janë njësoj.
  • ai nuk e ka akoma të qartë se ka pesë gishtrinjë në një dorë: nëse e pyesni sa bëjnë 5 + 5 = ? do të filloj të numëroj që nga e para për ti mbledhur dhe në fund përsëri do të ju thot bëjnë 9 -të ose 11-të por jo 10 -të.
  • ngatërron shifrat 6 me 9 dhe numrin 3 me shkronjën E.
  • fëmia nuk di të zgjedhë detyrat matematikore të shkruara me tekst.
  • edhe pas shumë e shumë ushtrimeve nuk do të vëreni përparim tek këta fëmijë, vazhdimisht harrojnë gjërat edhe pse disa herë i keni përsëritur, madje edhe pas disa minuatave.
  • koha e bërjes së detyrave merrë shumë kohë, deri në katër orë dhe shpesh është e mundimshme për ju si edukatorë dhe e përcjellur me lot për fëmijën.
  • nëse i ipni katër lapsa, ai nuk mund të përcaktoj me sy sasinë, por duhet ti numëroj një nga një.