Nocionet e para matematikore

Në çfarë moshe duhet filluar t'i mësojmë fëmijët me nocionet matematikore?

Është kjo një pyetje e cila shpesh ndëgjohet nga goja e prindërve dhe edukatorëve. Kjo është një pyetje me vend por jo e formuluar mirë. Përse?

Fëmija ballafaqohet me nocionet matematikore menjëherë pas lindjes. Sot ka ndryshuar mënyra e të mësuarit. Njeriu - fëmija nuk mëson vetëm atëherë kur fillon të vijoj ndonjë institucion të organizuar. Fëmija nuk mëson vetëm nga edukatorët ose mësuesit. Para se të shkojnë në çerdhe, kopsht ose shkollë, ata mësojnë nga prindërit, anëtarët tjerë të familjes dhe kujdestarët të cilët përkujdesen për ta.

Nëse si prindër pritni të mësoni fëmijët Tuaj të mësoj për elementet e matematikës atëherë kur ai shkon në institucione parashkollore - jini të sigurtë se jeni vonuar shumë.

Çfarë duhet bërë dhe si duhet vepruar?

Thjeshtë:

  1. Mos e nënçmoni moshën e fëmijës Tuaj.
  2. Përpiquni të flisni me fëmijët si me një të rritur.
  3. Krijoni tek fëmijët bazat elementare matematikore në mënyrë shkencore.

Si mund ta bëni këtë?

  • Çdoherë para fëmijës Suaj, kur përdorni fjalët për sasinë, peshën, format (rrethi, trekëndëshi, katrori etj.), gjatësinë përdorni ato drejt, shqiptoni saktë, ngadalë, rrjedhshëm dhe dëgjueshëm.
  • Aplikoni lojëra didaktike (sipas moshës)
  • Edhe nëse ai/ajo është sapo e lindur, filloni të numëroni gishtërinjët e tij/saj, ose thuani me zë të lartë lojëra numërimesh sipas moshës.
  • Motivoni fëmijët Tuaj të manipulojnë me nocionet elementare matematikore duke iu bërë pyetje: çka është në shtëpinë tonë e që është në formë të rrethit? Një ditë tjetër bëni pyetjen për katrorin etj.