Çka është dyslexie/a? 

Dyslexie (lexo disleksi-a) përkthyer fjalë për fjalë d.m.th. çrregullim në lexim. Dys- greq. keq, vështirë dhe léxis- gjuhë, pra nënkupton vështërsi në të kuptuarit dhe të lexuarit e fjalëve dhe teksteve tek personat që kanë të pamur, të ndëgjuar dhe intelegjencë normale.

Shpesh paraqitet si dobësi në të lexuar dhe drejtëshkrim, tek fëmijët në klasat e para të shkollës fillore. Njihet edhe si Legasthenie. Fëmijët të cilët kanë këtë problem vërehen posaçërisht në klasën e dytë, ngase aty ata mbeten shumë mbrapa fëmijëve tjerë të cilët nuk e kanë këtë problem. Fëmijët me dyslekxie nuk mund të dallojnë tingujt (phonemat) e shkronjave dhe të rrokjeve në gjuhën e folur. 

Shenjat e dyslexie-së:

  • fëmia gjatë leximit ngatrron shkronjat: t me f, b me d, m me n, q me g.

  • fëmia ka vështërsi në dallimin e shkronjave në fjalë dhe formimin e fjalëve shkronjë për shkronjë.

  • ka vështërsi të lexoj fjalët e reja.

  • nuk di të rimoj.

  • nuk mund të mësoj alfabetin, ditët e javës, muajt, vitet, numrat, sipas rradhës.

  • ka vështërsi të përcjell rutinën ditore.

  • nuk mund të tregoj apo edhe të ritregoj një tregim ose përrallë sipas rendit që i është treguar.

  • aftësitë motorrike të imta i ka më pak të zhvilluara se fëmijët tjerë moshatarë.

Nëse vëreni se fëmia Juaj ka më shumë se tri nga këto veçori të cekura më lartë, kërkoni menjëherë ndihmë tek profesionistët.

Mos lejoni që fëmija Juaj të rritet me dyslexie.

"Dyslexie/a nuk është një sëmunjde e cila ka nevoj të shërohet, ajo është një mënyrë tjetër e të menduarit dhe të mësuarit. Shpesh ajo është një dhunti e të kuptuarit e cila pret të zbulohet dhe të mësohet/trajnohet. Girard Sagmiller

Nëse jeni prind, edukatorë, mësues ose person tjetër me profesion edukatorë, dhe keni një fëmijë me dyslexie, atëherë këto gjëra të shënuara më poshtë asnjëherë nuk guxoni t'i thuani:

  1. "Kjo është shumë e lehtë!"
  2. "Përmblidhi të gjitha forcat dhe bëje këtë ashtu siç duhet!"
  3. "Ti nuk po mundohesh aspak!"
  4. "Të vëni nota të ulta, e aq më pak t'i vizatoni ato në tërë faqen!"
  5. "Të vëni shenja negative, fjalë negative etj.!"
  6. "Përpiqu më shumë!"
  7. "Të thuani para nxënësve të tjerë: Ti je më i dobëti këtu, të gjithë po e kuptojnë vetëm ti jo!"
  8. "Nëse nuk do të mësosh të lexosh dhe të shkruash ty do të të .....!"
  9. Si dhe ofendime tjera si: Ti je kokëtrashë, përtac etj.

   Askush më shumë se këta fëmijë nuk e ndien veten më shumë të turpëruar për atë që nuk mund të mësojnë mënyrën e të mësuarit e cila zhvillohet në klasë.

Këta fëmijë kanë nevoj për një të mësuar më ndryshe se të tjerët.

Nëse njëherë e kuptojnë bëhen shumë të aftë.